Zgjedhjet 2019

Presidenti takon kryetaren e KQZ-së, në zgjedhje pret të dëshmohet pjekuria e qytetarëve

Presidenti takon kryetaren e KQZ-së, në zgjedhje pret të dëshmohet pjekuria e qytetarëve

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi sot është takuar me kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.

"Me kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka biseduam për rrjedhat e deritashme të procesit zgjedhor dhe shprehëm besimin se zgjedhjet parlamentare do të jenë të lira, fer dhe gjithëpërfshirëse. Falënderova kryetaren Daka dhe KQZ-në për përgatitjen e suksesshme të zgjedhjeve me bindjen se edhe kësaj here qytetarët dhe subjektet politike do ta dëshmojnë pjekurinë e tyre", ka shkruar Thaçi në "Facebook".