00:49

Teksa afrohet fundi i numërimit, Nisma i largohet pragut

Teksa ka shkuar në 93.25 për qind numërimi i votave, koalicioni Nisma-AKR-PD po largohet edhe më shumë nga pragu.

Deri tash, koalicioni i udhëhequr nga Fatmir Limaj ka marrë vetëm 4.94 për qind të votave.

Image
23:56

Koalicioni Nisma-AKR bie nën prag, kur janë numëruar mbi 84 për qind të votave

Kur janë numëruar 84 për qind të votave, koalicioni i Nismës për Kosovën dhe Aleancës për Kosovën e Re, nuk e kalon pragun zgjedhor.

Trendi i këtij koalicioni ishte në rënie që prej nisjes së numërimit mbi 30 për qind të votave.

Aktualisht ka 4.99 për qind ose 33.652 vota.

23:24

Nisma e AKR-ja rrezikojnë pragun zgjedhor

Koalicioni Nisma-AKR-PD është duke rrezikuar pragun zgjedhor.

Ky koalicion, teksa janë numëruar më shumë se 81 për qind e votave, ka marrë 32 mijë e 726 vota.

Në përqindje, deri tash kjo i bie 5.02 për qind, ndërsa pragu zgjedhor është me 5 për qind.

Menjëherë pas mbylljes së votimeve, kryetari i Nismës, Fatmir LImaj kishte thënë se Nisma po lufton për deputetin e tetë në Kuvend.