Harta politike e qyteteve Foto: Driton Paçarada / Koha

Harta politike e qyteteve

07 October 2019 01:20

Teksa numërimi i votave në zgjedhjet e përgjithshme të 6 tetorit po shkon drejt fundit, Vetëvendosje, që po i afrohet fitores së parë, ka dalë e para si parti në nëntë komuna.

Kjo parti ka fituar në Prishtinë, Gjilan, Prizren e Ferizaj si ndër qytetet më të mëdha.

Pas saj, LDK-ja prin në tetë komuna. Peja është komuna më e madhe që ajo ka fituar.

Koalicioni AAK-PSD ka fituar në pesë komuna, me Gjakovën si qendrën më të madhe.

PDK-ja ka fituar në katër komuna. Nisma ka mbetur me Malishevën.

Megjithatë, Lista Serbe mbetet partia me më së shumti komuna, duke fituar në dhjetë.

Kjo është ndarja e qyteteve në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme të 6 tetorit:

VV – Gjilan, Kaçanik, Kamenicë, Obiliq, Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Vushtrri, Hani i Elezit

LDK – Dragash, Istog, Fushë Kosovë, Lipjan, Pejë, Podujevë, Suharekë, Viti

AAK-PSD – Deçan, Gjakovë, Klinë, Rahovec, Junik

PDK – Drenas, Mitrovicë, Skenderaj, Shtime

Nisma-AKR-PD – Malishevë

KDTP – Mamushë

Lista Serbe – Leposaviq, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillugë, Partesh, Kllokot, Mitrovica e Veriut

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme