Humbëset e pushtetit Foto: Alban Bujari/Koha Ditore

Humbëset e pushtetit

07 October 2019 08:08

Bindjen që partia e tij do të dalë e para në zgjedhjet e 6 tetorit, kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, ia kanë hequr rezultatet e Komisionit Qendror Zgjedhor.

Në një konferencë në mesnatën e së dielës, Veseli e ka pranuar humbjen. Partia Demokratike e Kosovës, e cila në pushtet ka qenë që nga viti 2007, në këto zgjedhje ka dalë e treta, pas Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Partia që e ka udhëhequr qeverinë e deritashme (AAK) gjithashtu ka dalë me rezultate jo të kënaqshme. Megjithëse e mori si përforcim Partinë Socialdemokrate, nuk bëri kthesë në rezultat. Sipas të dhënave preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të pasmesnatës me 92.66 për qind të votave të numëruara (pa i llogaritur ato me kusht dhe me postë), koalicioni AAK-PSD ma marrë 85 mijë e 695 vota, ose 11.57 për qind të votave. Megjithatë, zyrtarët e kësaj partie presin një rezultat më të madh. Besnik Tahiri nga AAK ka thënë se nga informatat që i ka ky koalicion i ka marrë më shumë se 15 për qind të votave, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kurse Nisma Socialdemokrate me gjithë optimizmin për fitore, e ndihmuar në koalicion edhe nga Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë , rrezikon të mos e kalojë pragun. Sipas të dhënave të KQZ-së, nga 95 për qind e vendvotimeve të numëruara, ky koalicion ka grumbulluar 4,95 për qind të votave.

Rënia e PDK-së

Rënia e PDK-së ka filluar qysh kur në udhëheqje të saj është vënë Veseli, në maj të vitit 2016, pasi që ish-kryetari i saj, Hashim Thaçi, ishte zgjedhur president.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, që ishin mbajtur në qershor, PDK-ja ka garuar bashkë me AAK-në dhe Nismën për Kosovën. Të dyja këto parti që i kishin bërë oponencë të fortë përgjatë gjithë mandatit sa PDK-ja kishte qeverisur LDK-në. PDK-ja në ato zgjedhje doli përpara elektoratit, me kërkesën për t’i dhënë vota që ta bëjë një qeveri, në krye të së cilës do të ishte kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ani se për kohë të gjatë lideri i PDK-së, Veseli, ishte promovuar si kryeministër i ardhshëm.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme