Ahmetaj thotë se para mesnatës do të përfundojë numërimi i votave të rregullta

Ahmetaj thotë se para mesnatës do të përfundojë numërimi i votave të rregullta

07 October 2019 20:44

Koordinatori i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, Burim Ahmetaj, ka thënë për KTV-në se ka arritur kontingjenti i fundit i votave.

Ai ka thënë se deri para mesnatës mund të procedohet i gjithë materiali i ndjeshëm për gjithë korridorin.

“Tashmë kemi materialin e fundit dhe para mesnatës mund ta procesojmë të gjithë materialin e ndjeshëm për gjithë territorin e Kosovës. Stafi është i KQZ dhe punojnë në bazë të procedurave. Stafi nuk ka të drejtë të hap asnjë kuti pa udhëzimet e KQZ por ky është pranim i materialit të ndjeshëm. E gjithë përmbajtja është e shprehur në formularët e rezultateve”, ka thënë ai.

Ai tutje ka shtuar se janë larg nga numërimi i votave me kusht, pasi që thotë se ka ende disa procedura të cilat duhet të kryhen.

“Jemi pak larg të numërimit të votave me kusht sepse duhet të i paraprijmë disa procedurave. Pasi verifikohen votat, mbeten votat e konfirmuara të cilat numërohet. 2547 votime të cilat duhet të procedohen, kjo nënkupton që edhe pse punon me tri ndërrime duhet punuar me intensitet të shtuar. Votat me postë ende nuk kanë mbërritur në QNR”, ka thënë ai.

Ai tutje ka shtuar se Qendra e Numërimit të Votave mbron votën dhe nuk ka mundësi për manipulime.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme