Po numërohen votat e fundit, Nisma mbetet nën prag Foto: Alban Bujari/Koha Ditore

Nisma i afrohet edhe më shumë pragut

08 October 2019 12:33
14:36

Koalicioni Nisma-AKR-PD i është afruar edhe më shumë pragut zgjedhor prej 5 për qind.

Koalicioni i udhëhequr nga Fatmir Limaj tani ka arritur në 39444 vota apo 4.96 duke iu afruar edhe më shumë pragut zgjedhor, kur janë numëruar 99.84 për qind e votave të rregullta.

Image
13:55

Numërohen 99.45 për qind të votave, Nisma arrin në 4.94

Koalicioni Nisma-AKR-PD ka shkuar në 4.94 për qind të votave, pas numërimit të 99.45 për qind të votave të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Nisma-AKR-PD tani ka shkuar në 39161 vota duke iu afruar pragut prej 5 për qind.

Image
13:19

Numërohen më shumë se 99 për qind të votave, Nisma më afër pragut

Janë numëruar 99.10 për qind të votave në zgjedhjet e 6 tetorit, dhe koalicioni Nisma-AKR-PD po vazhdon t’i afrohet pragut zgjedhor prej 5 për qind.

Ky koalicion ka arritur në 38959 vota, apo 4.93 për qind të votave të numëruara.

Image
12:45

Koalicioni Nisma-AKR-PD i afrohet pragut

Pas numërimit të 98.70 për qind të votave, koalicioni Nisma-AKR-PD i është afruar pragut zgjedhor prej 5 për qind.

Tash ky koalicion ka 4.92 për qind apo 38807 vota.

Image
12:33

Po numërohen votat e fundit, Nisma mbetet nën prag

Teksa ka vazhduar numërimi i votave të fundit nga zgjedhjet e 6 tetorit, koalicioni Nisma-AKR-PD po vazhdon të jetë ende nën pragun zgjedhor prej 5 për qind.

Me numërimin e 98.63 për qind të votave, Nisma ka 4.9 për qind, apo 38657 vota.

VV-ja prin me 25.51 për qind apo 201129 vota, LDK-ja është e dyta me 24.82 për qind të votave e PDK-ja e treta me 21.24 për qind. Koalicioni AAK-PSD ka 11.52 për qind të votave.

Nisma dje deklaroi se është e bindur që do të kalojë pragun, pas numërimit të votave me kusht dhe atyre të diasporës. Sekretari i kësaj partie, Bilall Sherifi tha se partia e tij do të arrijë në më shumë se 5.5 për qind të votave.

Kjo parti, bashkë me PDK-në e LDK-në u bë e ditur se janë ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa me pretendimin se ka pasur parregullsi gjatë numërimit të votave.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme