Haradinaj s’e konteston rezultatin e zgjedhjeve, por thotë se qytetarët mund të zhgënjehen me fituesin

Haradinaj s’e konteston rezultatin e zgjedhjeve, por thotë se qytetarët mund të zhgënjehen me fituesin

08 October 2019 13:13

Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, ka pranuar humbjen në zgjedhjet e 6 tetorit, ndërsa ka thënë se mendon që qytetarët mund të zhgënjehen nga Vetëvendosje dhe lideri i saj Albin Kurti, që duket të jetë fituesi i zgjedhjeve.

“Jeni në dijeni për numrin e votave. Koalicioni AAK-PSD kemi 90839 vota, 11.5 për qind. 30 mijë dërgesa nga diaspora dhe 24144 vota me kusht. Nga trendi që shihet ekziston mundësia reale që ne i afrohem 100mijëshit. Është numër i madh, dhe i falënderojmë qytetarët. Si përqindje, është rritje e ndjeshme në zgjedhjet e 2014-s, rreth 35 për qind rritje. Me PAN-in vështirë të masim rritjen. AAK e pranon rezultatin. S’kundërshtojmë rezultatin. Nëse ndonjë deputet ka ankesa, ka të drejtë të kërkojë, por ne nuk kërkojmë rinumërim. Qytetari s’na ka dhënë të drejtën të formojmë qeverinë, u ka dhënë të tjerave. Urojmë fituesit, dhe të gjitha partitë me radhë”, ka thënë ai.

Sipas tij, AAK-ja do të jetë opozitë nëse nuk përkrahet në tema të caktuara. Për Kurtin ka thënë se ekziston mundësi reale e mashtrimit të qytetarëve.

“Ju e dini, nuk dua ta prish vendimin e sovranit. U ka dhënë besim, ne respektojmë. Për liderin e VV-së, mendoj se s’është ajo që është premtuar. Ekziston një mundësi reale e mashtrimit dhe zhgënjim te qytetarët nga fituesi. Shpresoj të jem gabim. S’kemi pozicion për individë. Kemi pozicion për tema, nëse një qeveri angazhohet për temat që i kemi cekur ne e përkrahim, por nëse i shkel do të na ketë opozitë”, ka thënë ai në një konferencë për media.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme