Zgjedhjet 2019

Rinumërimi i 61 vendvotimeve të mbetura pritet të përfundojë sot

Rinumërimi i 61 vendvotimeve të mbetura pritet të përfundojë sot

Deri të hënën në mesnatë janë rinumëruar 253 vendvotime nga 314 sa ka vendosur Komisionin Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të rinumërohen.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi tha se janë rinumëruar 80% e vendvotimeve dhe po planifikojmë që rinumërimi i pjesës së mbetur të vendvotimeve, 61 sosh, të përfundojë gjatë ditës së sotme.