Daka: S’ka bazë ligjore për rinumërim total - komisionerët prishën procesin Foto: Koha

Daka: S’ka bazë ligjore për rinumërim total - komisionerët prishën procesin

16 October 2019 21:06

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka deklaruar se 6 tetori ishte ditë fantastike sa i përket votimit dhe administrimit të procesit, por sipas saj komisionerët janë ata që po e prishin procesin tash.

Në një intervistë në RTK, ajo tha se ajo që kanë bërë disa komisionerë është punë e pistë, sepse për shkak të punës së tyre me tendencë për të deformuar votën, do të ketë rinumërim të shumë kutive të votimit.

“Lufta brenda llojit për kandidatët e partive është e pistë, sepse është provuar të bëhen allishverishe të ndryshme”, ka deklaruar Daka. Ajo ka thënë se kur të përfundojë procesi do të dihet saktë se kush ka provuar të deformojë vullnetin e qytetarëve, dhe do të ketë kallëzime penale për ata komisionerë që kanë provuar të bëjnë gjëra të tilla. “Janë shumë komisionerë që janë dënuar në të kaluarën, dhe me gjasë edhe shumë të tjerë do të hetohen”, deklaroi Daka.

Kryetarja e KQZ-së tha se ky institucion nuk ka rinumëruar kuti votimi me kërkesë të asnjë subjekti politik por për shkak se QNR-ja ka vërejtur një gabim në formularë. Sipas saj, KQZ-ja nuk ka asnjë arsye për të vendosur për rinumërim total, sepse nuk ka bazë ligjore për këtë.

Sa i përket votave të ardhura nga Serbia, ajo tha se për ligjshmërinë e tyre do të vendosin organet që po e hetojnë rastin, kurse procesin e votimit të diasporës e ka quajtur lehtë të kompremetueshëm.

Sipas të gjitha gjasave, sipas kryetares së KQZ-së, përfundimi i këtij procesi do të ndodhë diku në fund të këtij muaji ose në fillim të muajin nëntor.

Komentet

Leni05/11/2019 17:26

Eshte gabim i qellimshem i juaji me modelin e shtypjes se fletevotuesve duke mundesuar malverzime te ndryshme ne te mire te partise qe juve e favorizoni,.....ajo dihet!!! Duhet te keni turp dhe te jepni doreheqje,.....

Shto koment

Të ngjashme