Nisma kërkon rinumërimin e të gjitha vendvotimeve, në 6 të tilla gjejnë ‘deformim’

Nisma kërkon rinumërimin e të gjitha vendvotimeve, në 6 të tilla gjejnë ‘deformim’

19 October 2019 16:18

Sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka prezantuar në një konference për media të dhëna nga rinumërimi i kutive të votimit.

Ai ka prezantuar rezultatet për 6 vendvotime të ndryshme ku Nismës i janë shtuar 131 vota pas rinumërimit.

Sherifi ka thënë se po vërtetohet ajo që kanë thënë se votat e Nismës në masë janë deformuar në bartjen e të dhënave në formularët e KQZ-së.

“Duke pas parasysh rezultatin në këto 6 vendvotime, ky rezultat jo vetëm që nuk është i drejtë, por është i deformuar në mazë të madhe. Nuk bëhet fjalë për gabime, sepse mund të gabohet 1 votë ose dy, por këtu shihet që ka pas vullnet të disa komisionerëve që të bashkëpunojnë kundër vullnetit të qytetarëve”, ka thënë ndër të tjera Sherifi.

Pikërisht për këto arsye, ai ka thënë se kanë kërkuar rinumërim të tërësishëm të votave.

Sekretari i Nismës ka përsëritur edhe njëherë kërkesën për rinumërim, në mënyrë që “e vërteta të dalë në shesh”. Më tutje, ai ka thënë se rinumërimi duhet bërë në funksion të së vërtetës dhe jo për ndonjë arsye tjetër.

Ai ka shtuar se aktualisht Nisma i ka të sigurta 6 mandate dhe se po luftojnë për mandatin e shtatë.

Më poshtë gjeni vendvotimet sipas komunave në të cilat është dëmtuar NISMA Socialdemokrate:

0317E/02R – Gllogoc , në formularë (FRP)figuron 1 votë – pas rinumërimit 50 vota

0307E/02D – Gllogoc, në formularë (FRP) figuron 1 votë – pas rinumërimit 34 vota

0701D/01R – Kaçanik – në formularë (FRP) figuron 0 vota – pas rinumërimit 21 vota

0901E/03R – Fushë Kosovë – në formualre (FRP)figuron 0 votë, pas rinumërimit 11 vota

0901E/16D – Fushë Kosovë – në formualre (FRP)figuron 0 vota, pas rinumërimit 8 vota

0437D/02 – Gjilan – në formualare (FRP)figuron 0 vota, pas rinumërimit 6 vota

Komentet

Shto koment

Të ngjashme