Zgjedhjet 2019

Përfundon takimi i grupeve punuese VV-LDK, u diskutua për formatin e qeverisë me 12 ministri

Përfundon takimi i grupeve punuese VV-LDK, u diskutua për formatin e qeverisë me 12 ministri
Foto: Koha
16:36

Përfundon takimi i grupeve punuese VV-LDK, u diskutua për formatin e qeverisë me 12 ministri

Përfundon takimi i grupeve punuese VV-LDK, u diskutua për formatin e qeverisë me 12 ministri

Pas takimit, Lumir Abdixhiku i LDK-së, ka thënë se në takimin e dytë të grupeve punuese është diskutuar për formatin e qeverisë me 12 ministri.

Ai ka bërë të ditur se takimi i ardhshëm do të mbahet të hënën.

“Sot e patëm takimin e dytë, në vazhdën e takimeve të grupeve punuese, njëjtë sikur në takimin e parë, ky takim u zhvillua në frymë pozitive, shumë pozitive dhe në përafrim të qëndrimeve të dy subjekteve politike. Dakorduam agjendën e takimeve për dy javët e ardhshme dhe kjo agjendë synon të orienton drejt temave të rëndësishme, të zhvillimit ekonomik, arsimit, shëndetësisë, rendit e ligjit, dhe politikës së jashtme. Në veçanti kemi diskutuar për formatin e qeverisë, për 12 ministritë se si do të duken e si do të fuzionohen në ditët e para. Takimi i ardhshëm mbahet të hënën në orën 15:00 në zyrën e LDK-së, çdo tre ditë do të ketë takime”, ka thënë ai.

Abdixhiku ka thënë se për emrat e përveçëm do të vendosin liderët e të dy partive.

“Në këtë fazë s’kemi qasje të diskutimeve të emrave. Synojmë të flasim për tema, për çështje të rëndësishme e formatin e më pas do të jenë liderët që në bazë të propozimeve do të bëjnë marrëveshjen finale. Do të jetë në diskrecion të tyre përcaktimi i emrave. Në këto nivele nuk i diskutojmë emrat”, ka shtuar Abdixhiku.

Ai ka thënë se në takimin e ardhshëm do të diskutohet për rendin dhe ligjin. Sipas tij, temën e dialogut do ta ngrisin në diskutime në nivel liderësh. Për përfshirjen e Listës Serbe në qeveri, ai ka thënë se s’është diskutuar, por “natyrisht Kushtetutën e Republikës e respektojmë, por nuk pranojmë kushtëzime nga askush në këtë fazë”.

15:12

Nis takimi LVV-LDK

Në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje ka nisur takimi mes grupeve punuese LVV-LDK.

Të pranishëm janë Albulena Haxhiu, Besnik Bislimi, Glauk Konjufca nga LVV dhe Avdullah Hoti e Lumir Abdixhiku nga LDK, raporton Koha.net.

Haxhiu, pak para takimit tha për media se sot në këtë takim do të diskutohet edhe për dialogun me Serbinë.

Haxhiu para takimit me LDK-në: Sot diskutojmë edhe për dialogun

Ky është takimi i dytë mes grupeve punuese të këtyre partive, prej takimit të përbashkët mes Albin Kurtit të LVV-së e Vjosa Osmanit të LDK-së.

Në takimin e fundit, të dyja partitë thanë se grupet punuese u dakorduan lidhur me përmbajtjen dhe parimet e marrëveshjes për bashkëqeverisje.