Zgjedhjet 2019

Vonesat në formimin e Qeverisë së re dhe konstituimit të Kuvendit

Vonesat në formimin e Qeverisë së re dhe konstituimit të Kuvendit
Foto: Koha/Ilustrim

5000 mijë vota të ardhura nga diaspora jashtë afatit ligjor kohor, shqyrtimi i të cilave ka ngritur dilemën, nëse ato duhen numëruar apo duhen shpallur të paligjshme, ka bërë që KQZ të mos mund ta shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa hodhi poshtë kërkesën e partisë fituese të zgjedhjeve Lëvizjes Vetëvendosje, që këto vota të numërohen edhe pse kanë ardhur me postë jashtë afatit kohor sipas ligjit. Ky panel tha se kërkesa është e paqëndrueshme dhe e pabazuar në ligj, por që e njëjta mund të paraqitet sërish në Gjykatën Supreme për ankesë.