2 perditesime
12:41

KQZ-ja zbaton vendimin e Supremes për numërimin e votave të diasporës, por numërimi s'fillon sot

Vamir Elezi zëdhënës i KQZ-së ka qartësuar se proceduralisht numërimi i këtyre fletëvotimeve nuk mund të fillojë gjatë ditës së sotme.

Ai ka thënë se fillimisht duhet të bëhet vlerësimi i tyre, proces i cili mund të zgjasë së paku dy ditë.

“Para fillimit të numërimit të fletëvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është e nevojshme që të bëhet shqyrtimi dhe vlerësimi i zarfeve të supozuara me fletëvotime.

Vlerësimi ka për qëllim që ta dimë nëse fletëvotimi është dërguar nga një votues i regjistruar suksesshëm si votues jashtë vendit, apo është dërguar nga ndonjë person tjetër që nuk e plotëson këtë kriter të domosdoshëm”, tha Elezi

12:31

KQZ-ja lejon transferimin e fondeve për mbështetjeve të subjekteve politike vetëm deri në certifikim të zgjedhjeve

Me 6 vota për, asnjë kundër KQZ-ja ka vendosur për plotësim të vendimit 195/2019 mbi caktimin e lartësisë së mjeteve nga Fondi për mbështetjen e subjekteve politike për vitin 2019.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve lejon transferimin e fondeve nga Fondi për mbështetjen e subjekteve politike, për financimin e aktiviteteve të rregullta të subjekteve politike vetëm deri në datën e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës të mbajtura me 6 tetor 2019.

Daka ka thënë që kur janë në pyetje parat të gjitha partitë politike po pajtoheni.

11:59

Daka thotë se e kanë obligim ta zbatojnë vendimin e Supremes

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka ka thënë se nuk e komenton vendimin e Supremes pasi "e kanë obligim ta zbatojnë atë".

Kjo u tha sot në mbledhjen e KQZ-së. 

4 mijë e 639 votat e ardhura me vonesë nga diaspora do të numërohen. Kujtojmë se kjo do të bëhet pas vendimit të fundit të Gjykatës Supreme, lidhur me ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, i cili ditë më parë kishte hedhur poshtë kërkesën e VV-së për numërim.

Në vendimin e Gjykatës Supreme thuhet se votuesit nuk kanë faj për arritjen me vonesë të fletëvotimeve.

Lexo edhe: Supremja e urdhëron KQZ-në që ta bëjë numërimin e votave të mbetura të diasporës

Ilir Gashi nga PDK-ja ka thënë se është krijuar një precedent dhe është shkelur Ligji për zgjedhjet, por sipas tij është shqetësuese për të se çka do të bëjë KQZ-ja me 1750 pakot e ardhura më 17 tetor duke theksuar se ndoshta ka ende pako që po vijnë.

Sami Hamiti i LDK-së është pajtuar me Gashin se është bastarduar ky proces me këto pako duke i përfshire edhe ardhjet nga Serbia, raporton KTV.

Ai ka ironizuar duke thënë se, “ndoshta ka dështuar ndonjë kompani aziatike edhe vijnë edhe këto ditë do pako apo disa më vonë”.

Ndërsa ka pyetur nëse janë në dijeni se mos ka mbetur edhe ndonjë pako në Merdare.

Adnan Rrustemi i VV-së, tha se aktgjykimi flet për principin e pranueshmërisë së pakove të votimit.

“KQZ ka faun postar dhe kjo i bije që ato janë pranuar në zyrat e KQZ”, tha ai.

Ai ka pranuar se është ndryshuar Ligji për KQZ-në.

“Ne si institucion vendimet e tilla i shndërrojmë në bazë juridike obligative. Të gjitha ato që kanë ardhë në KQZ dhe e kanë datën e nisjes para 5 tetorit e kanë validitetin e numërimit”, tha ai.