Zgjedhjet 2019

Asnjë ankesë në PZAP dhe Supreme për votat e fundit të diasporës – rezultatet finale priten nesër

Asnjë ankesë në PZAP dhe Supreme për votat e fundit të diasporës – rezultatet finale priten nesër

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe Gjykata Supreme deri tani nuk kanë pranuar ankesa nga asnjë subjekt politik lidhur me rezultatet e mbrëmshme të numërimit të 1806 pako të fletëvotimeve të ardhura nga diaspora.

E mos paraqitja e ankesave nga subjektet politike për këtë proces i hap rrugë publikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjet të parakohshme parlamentare të 6 tetorit.