Sa vota mori Shpend Ahmeti, e sa pretendentët e partive të tjera për kryetar të Prishtinës

Sa vota mori Shpend Ahmeti, e sa pretendentët e partive të tjera për kryetar të Prishtinës

07 November 2019 16:46

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka marrë pak vota në zgjedhjet e përgjithshme të 6 tetorit, në komunën që ai e udhëheq.

Si numër 110 në listën e koalicionit AAK-PSD, Ahmeti mori vetëm 1698 vota. Ai madje mori më së paku vota, ndër emrat e përmendur në garën për të parin e kryeqytetit.

Më shumë vota se Ahmeti ka marrë ish-kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi. Ai mori 6799 vota si numri 13 në listën e LDK-së.

Kryetari i Qendrës së Vetëvendosjes në Prishtinë, i cili është përfolur si një nga emrat që mund të jetë në garë për Prishtinën nga radhët e kësaj partie, Arben Vitia, ka marrë më shumë vota se Ahmeti e Abrashi. Ai ka marrë 11415 vota.

Numri 10 i PDK-së, Uran Ismaili, që tashmë ka shpallur kandidaturën për garën për të parin e Prishtinës në zgjedhjet e ardhshme lokale, ka marrë 7110 vota.

Megjithatë, praktika e deritanishme në zgjedhjet në Kosovë ka dëshmuar disa herë se elektorati në Kosovë voton ndryshe për nivel lokal në raport me nivelin qendror.

Pas publikimit të rezultateve sot, deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, paralajmëroi se mund t’i futet garës për Prishtinë duke falënderuar 10168 votuesit në Prishtinë për çka tha se “ia bënë të qartë drejtimin e angazhimit të tij politik”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme