LDK-ja prin me ankesa në PZAP, Nisma më së paku

Shahadije Bikliqi-Dragaçina Shahadije Bikliqi-Dragaçina 08 November 2019 08:54
19:16

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, nga momenti i shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit, ka pranuar 100 ankesa nga subjektet politike dhe kandidatë të ndryshëm për deputetë. Më së shumti ankesa në këtë institucion ka paraqitur partia e Sllobodan Petroviqit, Partia Liberale Serbe – SLS, me 42 të tilla.

Gjithsej 23 ankesa janë paraqitur edhe nga LDK-ja, derisa për rezultat është ankuar edhe Vetëvendosje, e cila ka paraqitur 5 ankesa. PDK-ja, në adresë të PZAP-së, ka bërë 12 ankesa, NISMA-AKR-PD 6 si dhe parti të tjera minoritare.

Nga kandidatët për deputetë të cilët janë ankuar në PZAP, janë Valon Ramadani nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Mufera Shinik nga KDTP-ja.

Pas pranimit të vendimit nga PZAP-ja, subjektet politike që janë sërish të pakënaqura, kanë të drejtë të paraqitjes së ankesave në Gjykatë Supreme, brenda 24 orëve.

Pas kësaj procedure, ankesë mund të paraqitet edhe në Gjykatë Kushtetuese, së cilës koalicioni NISMA-AKR-PD, ka paralajmëruar se do t’i drejtohet.

Por, ankesat eventuale në Kushtetuese nuk do ta pengojnë certifikimin e rezultateve dhe formimin e institucioneve të reja.

Kushtetuesja ka kohë deri në katër muaj që të trajtojë ankesat eventuale nga subjektet politike.

12:16

Në PZAP dorëzohen 100 ankesa nga subjektet politike dhe kandidatët

Nga dita e djeshme kur edhe është shpallur rezultati përfundimtar i zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa janë dorëzuar 100 ankesa nga partitë politike dhe kandidatë për deputetë.

Kryesuesi i Sekretariatit të PZAP-së, Mul Desku, tha për KosovaPress se deri më tani janë paraqitur gjithsej 100 ankesa.

Prinë Partia e Pavarur Liberale (SLS) me gjithsej 42 ankesa, derisa për nga numri i ankesave e dyta radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës me gjithsej 23 ankesa.

"Deri më tani janë dorëzuar në PZAP apo subjektet politike, kandidatët e tyre i kanë dorëzuar gjithsej 100 ankesa. SLS ka dorëzuar më së shumti ankesa 42, Lidhje Demokratike ka dorëzuar 23, Partia Demokratike ka dorëzuar 12 ankesa, koalicioni NISMA-AKR-PD ka dorëzuar 6 ankesa, Lëvizja Vetëvendosje 5 ankesa një parti tjetër serbe PKS ka dorëzua 4 ankesa dhe disa parti të vogla me dy apo një ankesë", tha Desku.

Desku tha se kryesisht natyra e ankesave ndërlidhet me mos përputhje të rezultateve, derisa tha se prijnë kandidatët për nga numri i ankesave.

“Kryesisht kundërshtojnë rezultatet e zgjedhjeve mos përputhjen e rezultateve mungesa e votave kryesisht kjo është natyra e ankesave... Ka edhe të subjekteve por ka edhe të kandidatëve për shembull tek SLS të gjitha ankesat 42 janë prej vetë subjektit, edhe të Nisma ka edhe të subjektit edhe të kandidatëve pjesa tjetër mund të themi se është e kandidatëve", deklaroi ai.

Sekretari i PZAP-së tha se Paneli Zgjedhor ka kohë 72 orë që t’u jap përgjigje palëve të ankuara.

Pas pranimit të vendimit nga PZAP-i, subjektet politike që janë sërish të pakënaqura, kanë të drejtë të paraqitjes së ankesave në Gjykatën Supreme brenda 24 orëve.

08:54

67 ankesa në PZAP

Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka deklaroi se subjektet dhe kandidatët kanë afat 24 orë të ankohen në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

E ky afat do të përfundoj sot në ora 10:00. Deri më tani në PZAP janë paraqitur 67 ankesa.

Sot mbyllet afati për ankesa në PZAP

Kështu ka bërë të ditur për Ekonomia Online, Mulë Desku nga PZAP.

Ai ka treguar se 14 ankesa janë parashtruar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, 1 nga Partia Demokratike e Kosovës, 2 nga koalicioni NISMA-AKR-PD, 42 nga Samostalna Liberalna Stranka, 1 nga Partia Demokratike e Ashkalinjëve të Kosovës, 4 nga Partia Kosovskih Serba, 1 nga koalicioni VAKAT.

Ndërkaq nga kandidatët për deputetë të cilët janë ankuar në PZAP, janë Valon Ramadani nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Mufera Shinik nga KDTP.

Pas pranimit të vendimit nga PZAP-i, subjektet politike që janë sërish të pakënaqura, kanë të drejtë të paraqitjes së ankesave në Gjykatën Supreme brenda 24 orëve.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme