Zgjedhjet 2019

KQZ-ja nuk e di datën e certifikimit të rezultateve, pret PZAP-në dhe Supremen

KQZ-ja nuk e di datën e certifikimit të rezultateve, pret PZAP-në dhe Supremen
Foto: Koha/Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Gjykatës Supreme dhe do të veprojë në përputhje me vendimet e tyre, ndërsa, pastaj do të ketë mundësi të procedojë për certifikimin e rezultateve përfundimtare.

Kështu ka thënë për KosovaPress, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, sipas të cilit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me ankesat që janë parashtruar në këtë institucion por duhet të pritet edhe Gjykatën Supreme nëse ndonjë ankesë paraqitet në këtë institucion nga pala e pakënaqur me vendimin e PZAP-it.