Zgjedhjet 2019

Deri tani janë rinumëruar 299 vendvotime, mbesin edhe mbi 1 mijë

Deri tani janë rinumëruar 299 vendvotime, mbesin edhe mbi 1 mijë

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, që nga pasditja e së mërkurës dhe deri të premten në mesnatë janë rinumëruar 299 vendvotime apo 21.25%.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka konfirmuar se nga e pasditja e së mërkurës kur ka filluar zbatimi i vendimit të PZAP-it dhe deri të premten në mesnatë janë rinumëruar 299 vendvotime apo 21.25%.