Kanë mbetur edhe 504 vendvotime për t’u rinumëruar Foto: Driton Paçarada / KD

Kanë mbetur edhe 504 vendvotime për t’u rinumëruar

20 November 2019 17:10

Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate është duke vazhduar procesi i rinumërimit të votave pas vendimit të PZAP-së.

Deri më tani raportohet të jenë rinumëruar 903 vendvotime nga 1407 gjithsejtë sa janë në proces.

Këtë e ka konfirmuar Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Edhe 63 vendvotime të tjera janë rinumëruar gjatë ditës së sotme, deri në orën 16, sipas vendimit të PZAP-it. Pra, në total numri i vendvotimeve të rinumëruara është 903. Kanë mbetur edhe 504 vendvotime për t’u rinumëruar apo 35.82% e tyre”, ka thënë Elezi për KTV-në.

Burim Ahmetaj nga QNR-ja, të hënën deklaroi se procesi pritet të përfundojë për 7-8 ditë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme