Haziri: Rinumërimi po e vonon koalicionin, jo ndarja e ‘kulaçit’ Foto: Alban Bujari / KD

Haziri: Rinumërimi po e vonon koalicionin, jo ndarja e ‘kulaçit’

20 November 2019 17:53

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se s’ka kurrfarë ngërçi në lidhje me ndërtimin e koalicionit LDK-VV.

Në një postim në Facebook, ai thotë se “nuk bëhet fjalë për ndarje të ‘kulaçit’” por thotë se vonesat po shkaktohen si pasojë e procesit të rinumërimit të votave.

“Mos keni dert. Nuk ka asnjë lloj ngërçi dhe asnjë lloj hezitimi sa i përket të ardhmes në ndërtimin e një koalicioni LDK-VV, si fitues të zgjedhjeve të fundit nga kampi opozitar. Janë arritur shumë pajtueshmëri, siç janë ato në sektorin e ekonomisë, shëndetësisë dhe në sektorin e politikave terciale. Arsyeja e vetme e vonesave është çështja e ankesave sa i përket rezultateve të numërimit. Nuk bëhet fjalë për ndarje të ‘kulaçit’”, deklaroi Haziri.

Lëvizja Vetëvendosje po insiston për një takim mes liderëve të këtyre dy partive, Kurti e Mustafa, në mënyrë që të finalizohet marrëveshja për koalicion qeverisës.

Por, LDK-ja po kërkon që takimi të ndodhë vetëm pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme