Janë rinumëruar mbi 78 për qind e vendvotimeve Foto: Koha

KQZ thotë se janë rinumëruar mbi 80 për qind e vendvotimeve

22 November 2019 08:07
18:45

Në QNR po vazhdon rinumërimi i vendvotimeve për të cilat ka vendosur PZAP-i.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, vetëm deri në orën 16:00 janë rinumëruar 72 vendvotime.

“Pra, deri më tani janë rinumëruar 1 173 (83.37%) nga 1 407 vendvotime”, ka thënë ai.

08:07

Janë rinumëruar mbi 78 për qind e vendvotimeve

Në QNR po vazhdon rinumërimi i vendvotimeve për të cilat ka vendosur PZAP-i.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së Valmir Elezi, në ditën e nëntë, të enjten, janë rinumëruar 133 vendvotime.

“Pra, deri më tani janë rinumëruar 1.101 (78.25%) nga 1.407 vendvotime”, tha Elezi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme