Zgjedhjet 2019

Daka: Procesi zgjedhor drejt përmbylljes dhe certifikimit të rezultatit

Daka: Procesi zgjedhor drejt përmbylljes dhe certifikimit të rezultatit
Foto: Koha

Procesi i rinumërimit të votave të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit po shkon drejt fundit. Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate nga 1407 vendvotimeve, janë rinumëruar rreth 78 për qind të votave.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka tha për Radion Evropa e Lirë se pas përfundimit të rinumërimit, KQZ-ja është e gatshme të certifikojë rezultatin e zgjedhjeve.