Zgjedhjet 2019

Mulhaxha-Kollçaku:Tendenca për t’i përjashtuar votat e mërgatës është akt qyqar

Mulhaxha-Kollçaku:Tendenca për t’i përjashtuar votat e mërgatës është akt qyqar

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka reaguar pas ankesës së koalicionit Nisma-AKR-PD për anulimin e 4.639 fletëvotimeve nga diaspora.

Ajo përmes një statusi në Facebook ka shkruar se mërgata nuk e meriton anulimin e këtyre votave. Mulhaxha-Kollçaku ka shkruar se vota nuk është pazar por vullnet i qytetarëve.