Zgjedhjet 2019

Vetëvendosje ende pa vendim nëse do ta apelojë në Supreme vendimin e PZAP-it

Vetëvendosje ende pa vendim nëse do ta apelojë në Supreme vendimin e PZAP-it

Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka vendosur nëse do ta dërgojë në Supreme vendimin e PZAP-së për refuzimin e numërimit të 392 pakot me fletëvotime të ardhura me postë nga diaspora, e të cilat kanë arritur në KQZ më 12 nëntor.

“Ende nuk kemi marrë ndonjë vendim”, ka thënë shkurt për Kohën Ditore, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka.