Zgjedhjet 2019

KQZ-ja zyrtarisht sot e njoftoi presidentin për rezultatet zgjedhore

Foto: Driton Paçarada / KD
 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot zyrtarisht e ka njoftuar presidentin e vendit, Hashim Thaçi me rezultatet zgjedhore të 6 tetorit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se gjatë ditës së sotme presidentit i është dërguar shkresa njoftuese e rezultateve, raporton kosovapress.